Kurse online të UEFA-s për mbrojtjen e fëmijëve [Shqip/Albanian]
UEFA ka nisur një projekt për mbrojtjen e fëmijëve në futboll në partneritet me organizatën Terre des Hommes për të ndihmuar shoqatat anëtare të UEFA-s dhe aktorët e tjerë të futbollit që të përforcojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për mbrojtjen e fëmijëve.
Projekti përfshin një paketë instrumentash për mbrojtjen e fëmijëve dhe katër kurse shoqëruese online. Kurset ndërvepruese (interaktive) janë të parashikuara për këdo që punon me fëmijë në futboll ose është i interesuar në këtë fushë.